Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj deklaron se ditën e sotme janë paraqitur në qendrën shëndetësore për të marrë ndihmën mjekësore 184 pacientë. Këta qytetarë dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm, ndonëse analizat laboratorike kanë treguar krejt të kundërtën.

“Edhe sot kemi pasur rreth 184 pacientë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Ka pacientë që kanë kërkuar ndihmë për herë të dytë apo tretë, por shqetësimi është që ka pacientë që vijnë për të kërkuar ndihmë për herë të parë”, tha ai në “Debat Plus”.

I pari i Deçanit thotë se shpresojnë që dita e sotme do të përfundojë më mirë se ajo e djeshme.
Ai thotë se tashmë kanë barna më shumë dhe pacientët po trajtohen në mënyrë më të dinjitetshme. Ramosaj thotë se gjendja emergjente në Deçan nuk do të hiqet pa u sqaruar rrethanat pse ka ardhur deri te ky infektim. “Për heqjen e gjendjes emergjente vendos këshilli që e ka vendosur këtë gjendje, por para se gjithash gjendja hiqet kur të mësohet shkaku pse ka ardhur deri te ky helmim”, -tha ndër të tjera Bashkim Ramosaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb