Kosova të martën ka shënuar rekord të zi sa i përket numrit të rasteve të infekturve me COVID-19.

1,765 raste të reja t/ infektuarve dhe pesë vdekje u lajmëruan nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Kjo rritje e rasteve të të prekurve me virus e ka mbushur përplot me pacientë Klinikën Infektive dhe shumica prej të shtrirëve në Infektivë janë të pavaksinuar.

Nga kjo klinikë bëjnë të ditur se aty janë të shtrirë 113 pacientë, prej tyre 105 janë me oksigjeno-terapi, kurse pesë pacientë në mjekim intensiv.

Shumica e të shtrirëve në Infektivë janë të pavaksinuar, por ka edhe pacientë të shtrirë që kanë marrë një dhe dy doza të vaksinës.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në nivel vendi janë të hospitalizuar 466 qytetarë, derisa 349 prej tyre në oksigjenoterapi.

Në këso rrethana është rritur dhe kërkesa për plazmat e gjakut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb