TIRANE

Për gjendjen ekonomike të vështirë të punonjësve të policisë është folur shpesh por vetëm tani duket se po fillon të bëhet dicka konkrete për ta përmirësuar atë. Me një telegram që mban datën 17 korrik Drejtoria e Burimeve njerëzore u kërkon drejtuesve të policisë që të japin informacion ne lidhje me gjendjen ekonomike të gjithë vartësve të tyre për të kuptuar situatën reale në të cilën ndodhen ata. Në telegram thuhet se brenda datës 26 korrik cdo komisariat dhe drejtori duket te ketë dërguar në mënyrë shkresore të dhënat e grumbulluara.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për të bërë një pasqyrë sa më të qartë të gjithë efektivët e policisë do të plotësojnë 2 formularë me të dhënat e tyre dhe pjestarëve të familjes. policët do të japin të dhëna të detajuara në lidhje me banesën; nëse e kanë të tyren apo me qera, sipërfaqen dhe kushtet e saj. Po ashtu në formular ka pyetje të detajuara edhe për elektroshtëpiaket. Punonjësii policisë do të përgjigjet nëse ka në shtëpi televizor, lavatrice apo elektroshtëpiake të tjera. Një tjetër pyetje është për pjestarët e familjes të punësuar si dhe për të ardhurat mujore që grumbullon familja e policit.

Burime nga Policia e Shtetit thanë për News24 se këto formularë do të shërbejnë për të identifikuasr punonjësit e policisë në vështirësi ekonomike në mënyrë që të mund të ndërtohen politika përkrahëse ndaj tyre.

Para pak kohësh vetë kryeministri Edi Rama ka premtuar rritje pagash për punonjësit e policisë dhe investim më tepër për këtë strukturë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb