Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, denoncon në “Facebook” se Ministria e Financave po fsheh informacionin për inceneratorët.

Vasili thekson se “Ne 1 qershor i jam drejtuar Ministres se Financave me Kerkese Zyrtare per Informacion lidhur me Kredite e marra nga Kompanite e Inceneratoreve, Albtec,IEBV dhe IT Waste, duke perdorur Garancine Sovrane te vendosur nga Qeveria. Ministria e financave e kapur per gryke nga Inceneratoret, ashtu si e gjithe qeveria, fshehu dhe refuzoi te jepte informacion”.

SKANDALI!

Ministria e Financave, e kapur per fyti nga Inceneratoret, fsheh informacionin per to!(DOKUMENTI).

Ne 1 qershor i jam drejtuar Ministres se Financave me Kerkese Zyrtare per Informacion lidhur me Kredite e marra nga Kompanite e Inceneratoreve, Albtec,IEBV dhe IT Waste, duke perdorur Garancine Sovrane te vendosur nga Qeveria.

Ministria e financave e kapur per gryke nga Inceneratoret, ashtu si e gjithe qeveria, fshehu dhe refuzoi te jepte informacion.

Ministria e Financave duke refuzuar te jape informacion, shnderrohet per turpin e saj ne zedhenese e Kompanive te Inceneratoreve, me pronaret ne arrati, dhe na thote se keto te dhena na qenkan sekret tregetar.

Garancia sovrane realizohet fale fondeve publike, qe jane taksat e qytetareve dhe trasparenca eshte detyrim absolut dhe ketu s’ka nuk mund te kete asgje per te fshehur.

Perdorimi i garancise sovrane eshte nje akt plotesisht trasparent dhe teresisht i kontrollueshem sepse eshte nje sakrifice, qe behet nga parate e taksave tona per te mbeshtetur bisnesin e goditur nga pandemia.

Por boset e inceneratoreve te cilet drejtojne Qeverine e Rames kane urdheruar bllokimin dhe fshehjen e cdo informacioni.

Ministria e Financave po rendon situaten e saj dhe fshehja e informacion eshte pergjegjesi shume e rende sepse nuk po trajtojne parate e kuletes se tyre por jane rreth 150 milion Garanci Sovrane e vene ne dispizicion.

I kujtojme zyrtareve te kapur per fyti te Ministrise se Financave se:

?Garancia Sovrane eshte miratuar me VKM Nr. 387 date 13.05.2020 dhe eshte nje Linjë e garancisë shtetërore, në vlerën 15 000 000 000 (pesëmbëdhjetë miliardë) lekë për të mbështetur rimëkëmbjen e aktivitetit tregtar, që është ndikuar nga situata e krijuar nga Covid-19.
? Ministria e Financave dhe Ekonomisë garanton 60% të principalit të kësaj Huaje.
?Mund të jetë subjekte, me kusht që
veprimtaria e tyre tregtare të jetë prekur direkt ose indirekt nga aktet ligjore dhe nënligjore të qeverisë në kuadër të menaxhimit të situates së krijuar nga COVID-19.
? Nuk duhet të ketë detyrime tatimore të papaguara për 3 periudhat tatimore njëkohësisht dhjetor 2019, janar-shkurt 2020.

Asnje ndalim nuk ka VKM dhe cdo perfitues i kesaj Garancie eshte subjekt i trasparences se plote publike per fonde, te cilet jane publike.

Vetem ne se operacionet financare jane te karakterit mafioz dhe nuk plotesojne kriteret e VKM N.387 atehere lind halki i madh i fshehjes se informacionit.

Shqiptaret duan te dijne ?️kush i merr, ?️perse i merr, ?️se si perdoren dhe ?️a shlyhen parate e tyre.

I bej thirrje Ministrise se Financave te heqe dore nga fshehja e informacionit, te çlirohet nga kapja dhe t’i sherbeje interesit publik.

Eshte akoma ne kohe per ta bere kete, shpejt dhe me trasparence te plote, jo vetem per te miren e interesit me te larte publik, por pse jo edhe per te miren e saj…!

Reflektoni!!

P.S Dokumentet me kerkesen per informacion dhe pergjigjen e Ministrise se Financave

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb