Deputeti demokrat, Ervin Salianji e ka cilësuar skandal faktin që prej 9 vjetësh rruga Korçë- Ersekë është e papërfunduar.

Ai iu rikthye një deklarate të ministres së Transporteve, Belinda Balluku, sipas cilës në Dhjetor të vitit të kaluar deklaroi se kishin përfunduar 91% e punimeve, ndërkohë tani u akorduan plotë 17 milionë euro shtesë për 9% të punimeve.

“Dje në media është publikuar një investigim për të cilin unë kam çuar shkresa nëpër institucione dhe si deputet i qarkut të Korçës më duhet ta ndjek, rruga e cila është tenderuar në vitin 2013 Korçë- Ersekë prej 9 vitesh vazhdon të jetë e papërfunduar. Jo vetëm të jetë e papërfunduar, por nëse tenderimi për rrugën ka shkuar dhe ka qenë për lotin e dytë 19 milionë euro, në dhjetor ministrja ka thënë që 91% e punimeve ka përfunduar, ndërkohë që tani jepen 17 milionë euro në mënyrë abusive për një segment të vogël rrugor dhe kështu po bëhet për çdo punë publike në këtë vend”, deklaroi Salianji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb