KOSOVE

Situata mes Feros dhe Arbenitës tashmë po ndiqet penalisht pas skandalit se kjo e fundit e akuzon reperin për dhunë.

Teksa vazhdimisht kanë bërë postime publike kundrejt njeri-tjetrit, duke adresuar çështjen në këndvështrimin e gjithsecilit, së fundmi ka reaguar edhe avokati i modeles.

Ai shprehet se kjo nuk është herë e parë që ndodhin situate dhune dhe për momentin, më e rëndësishmja është siguria e saj.

“Sipas Arbenitës ajo ka pësuar dhunë fizike dhe psikologjike. Kjo nuk është hera e parë. Ne i kemi dorëzuar në prokurori të gjitha provat. Arbenita ka kërkuar edhe një masë mbrojtëse. Nuk mund të jap më shumë detaje sepse prokuroria është në hetim të çështjes. Sidoqoftë ajo i ka ndarë rrugët me Feron, sipas saj.
Të gjitha hapat e nevojshëm për të realizuar këtë ndarje po i bëjmë gati. Tani në fokus është siguria e Arbenitës, pasi ajo ndihet e kërcënuar. Nuk është e vërtetë që vajza është molla e sherrit. Arbenita është dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht, por jo për shkak të vajzës. Sipas saj ata kanë pasur probleme edhe më herët,”-tha avokati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: