UEFA ka qenë dhe mbetet një organizatë me shumë dritë hije, të shumtë kanë qenë akuzat dhe skandalet që kanë shoqëruar qeverinë e futbollit europian, akuza e fundit vjen nga New York Times. Sipas prestigjiozes amerikane: “UEFA nuk ka hetuar si duhet në lidhje me problemet që klubi i PSG ka pasur me rregullat e “Fair Play Financiar”. New York Times ka pasur në dispozicion disa dokumente që hedhin dritë mbi këtë çështje.
Gjithçka ka të bëj me vitin 2017 kur PSG transferoj Neymar dhe Mbappe në Paris, një marrëveshje e cila në total kapi shumën e 400 milion euro. UEFA nisi një hetim për këtë çështje por gjithçka përfundoi në zyrat e CAS me kërkesë të klubit parisien ku për mungesë dokumentacioni dhe provash në kohë, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv u shpreh në favor të PSG.
Sipas të përditshmes amerikane kjo neglizhencë e UEFA-s ka qenë e qëllimshme pasi lidhjet e tyre me sheikun Al-Khelaifi janë të forta kjo pasi rrejti i tij mediatik Bein Media Group për disa vite ka investuar miliona për të drejtat televizive, fonde të cilat menaxhohen pikërisht nga UEFA.
(BalkanWeb)