Jamarbër Malltezi ka ironizuar me skandalin e Zimbabvesë ku i përfshirë ka qenë biznesmeni shqiptar Ilir Dedja i cili dyshohet të jetë Klodian Mërtiri për një tender 60 milionë dollarë.

‘’U bo me thërrit e duam Shqipërinë si Zimbabveja’’ ka shkruar Jamarbër Malltezi pasi Mërtiri, një biznesmen shqiptar i inceneratorëve ka marrë pjesë në një aferë korrputive me zyrtarë të lartë të shtetit të Zimbabvesë për vjedhje dhe pastrim parash.

Po ashtu edhe opozita në Shqipëri ka akuzuar mazhorancën për kontratat e inceneratorëve,                kryesisht në Tiranë, Elbasan dhe Fier, kontrata që nuk u pezulluan as në kohën e pandemisë.

Tashmë biznesmeni shqiptar është në kërkim ndërkombëtar nga Interpol dhe Zimbabveja kurse ministri i shëndetësisë, i cili mori pjesë në dhënien e tenderit 60 milionë dollarësh për kompaninë e biznesmenit shqiptar u arrestua por u lirua me garanci 50 mijë euro edhe pse do të përballet në gjyq me akuzën e shpërdorimit të detyrësh dhe korrupsionit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb