Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka ngritur disa shqetësime sot në komisionin për çështjet europiane ku raportonte Drejtori i Përgjithshëm i Koordinimit Kombëtar, Ilir Beqja mbi programet e asistencës, akredituar nga BE, me Agjencinë e Auditimit të Programeve të Asistencës, Akredituar nga BE (AAPAA) dhe Agjencinë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC);

Tabaku, kryetare e komisionit deklaroi se skandali me korrupsionin në AZHBR është njollë për shtetin shqiptar.

“z. Beqja sigurisht që tema e ditës është veç fonde IPA II lidhte me fondet e IPARD për bujqësinë për të cilën zyra e OLAF ka nisur një hetim që është pranuar dhe nga drejtuesi i SPAK. Një hetim ka nisur dhe SPAK pas raportit të OLAF dorëzuar atje. Roli I strukturave mbikëqyrëse dhe monitoruese që jeni ju; çfarë po ndodh me fondet e IPARD me disbursimin e transheve? A është pezulluar pagesa për fondet e bujqësisë?
Raportet që keni sjellë juve por edhe raportet e agjencisë së auditimit që janë analizuar nga stafi I komisionit kanë renditur një sërë çështjesh problematike; si programimi, procesin e monitorimit dhe së treti kontrata që nuk operojnë sipas kushteve fillestare. Janë një sërë elementesh që i konsiderojnë një pjesë të kontratave me risk të lartë.
Një sërë çështjesh që bien në sy kur ndodhin skandale të përmasave të tilla pasi flasin vetë për situatën përse kemi ardhur këtu.institucionet shqiptare në këtë rast kanë marrë një njollë dhe janë nën akuzë dhe besoj që qeveria shqiptare duhet të ofrojë më shumë transparencë në këtë proces”, tha Tabaku

Ajo pyeti më tej Beqjan nëse ka funksionuar sistemi i monitorimit për IPARD III për sistemet që janë ngritur dhe si ka shpëtuar vjedhja e gjysmave të fondeve të IPARD.

“Z. Beqja, dua t’ju rikujtoj që informacioni që është bërë publike thuhet që “disa projekte të financuara nga IPARD III u gjetën me probleme si krijimi artificial i kushteve për të fituar grante më të larta, lidhje të paligjshme mes ofertuesve, oferta fallce e me radhë.”
Janë një sërë çështjesh që nëse ka një sistem duhet të ishin evidentuar këto probleme apo jo? Dua të kthehem dhe tek procedura online për të cilën juve u referuat. Juve e dini që për nëj fermer duhen rreth 55 dokumenta për ti paraqitur nga ku 5 është minimalja ndërkohë që dosja voluminoze ka krijuar dhe një biznes tjetër ku ka disa studio teknike që i shkruajnë këto projekte për bujqit me minimalisht 5 mijë euro, edhe këto janë akuza zyrtare sipas analizave të bëra në treg. Ku edhe pjesa e konsulencës bëhet pjesë e pagesave dhe fee-ve në rast se projekti shpallet fitues. Ndërkohë që qeveria shqiptare ka ngritur 4 zyra me 170 ekspertë pikërisht për këto fonde. Pra me gjithë këto ekspertë, zyra dhe gjithë këto hallka a nuk do e kishte kuptuar vallë qeveria shqiptare që gjysma e këtyre fondeve të akorduara nga IPARD III konsiderohen si fonde abuzive?”, u shpreh Tabaku.

Ajo deklaroi se qeveria shqiptare ka dështuar që të përfitojë projekte serioze nga BE

“Qartësisht meqë ju e keni ushtruar auditimin, sistemi nuk ka funksionuar, sepse të gjithë elementet që janë gjetur me informacione publike, ju keni dështuar t’i evidentoni, dhe kjo është shqetësuese. Puna për certifikimin e atyre institucioneve, dhe akreditimi i tyre është nisur që në 2018 zyrtarisht, ka nisur që në 2010. Aty kanë punuar shumë zyrtarë në një proces shumë të vështirë. Kjo është një njollë për të gjithë Shqipërinë që unë diskutimet në vijim mos te jenë pengesë ne procese të tjera.
Javës tjetër do të zhvillohet në Tiranë Samiti “Procesi i Berlinit” ku Shqipëria ka kryesimin kësaj radhë dhe do të ketë edhe diskutim për sa i përket fondeve. Deri tani qeveria Shqiptare ka dështuar të ketë projekte serioze që të përfitojë, duke pasur parasysh edhe ndryshimin e prioriteteve.
Ndryshimi i prioriteteve është shqetësimi i kryesisë. Për shembull në rastin e portit të Durrësit, që këto fonde nuk janë tashmë të disponueshme për qeverinë Shqiptare. Gjithashtu një rast tjetër, pak vite më parë është prezantuar Skavica si projekt për t’u mbështetur me fondet e BE, por qeveria Shqiptare zgjodhi një drejtim tjetër. Çfarë po përgatit zyra juaj si një PAK, por njëkohësisht për aplikimin e WBIF, dhe komenti juaj për fondet të cilat nuk janë më të disponueshme për Shqipërinë?”, deklaroi Tabaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb