Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke u ndalur te skandali i 2.1 milionë dollarëve ndihma nga FIFA dhe UEFA për FSHF gjatë kohës së pandemisë, nuk i kurseu ironitë. Ai tha se KLSH në këtë rast nuk bën dot auditim.

Po ashtu ai tha mes ironisë se; “Nëse ka njerëz që llumin e Shijakut duan ta sjellin në Tiranë, llumi shkon poshtë, ajka shkon lart.”.

“KLSH nuk e prek, nuk bën dot audimin. Kjo është vetëm një nga kumritë, pasi ka shumë të tjera. Kësaj i përgjigjem siç iu përgjigja asaj të Astirit, ato tre vjet që humbëm duke djegur goma do të na rikthejë njeri. Sapo iu referove që sapo ka 20 vjet. Të ketë djegur rininë e çunave që janë rritur me këtë dhe kanë parë që ka shitur ndeshje, ke ekipe që janë skualifikuar nga UEFA, që ke parë në TV se si lihen gola. Po ka një mënyrë tjetër; Më trego paratë. Duhet transparencë, ke marrë para për të bërë fushat, ku janë fushat, ku janë pagat e luftës, more 2 mln dollarë, ku shkuan? Pse nuk i morën shoqatat e Tiranës? Zhduken paratë dhe dikush duhet të përgjigjet. Kur shikon që në 20 vjet të kanë ikur bashkëpunëtorët tregon se çfarë lidershipi je. Ajo që ndodhi në Durrës, ku u falsifikua firma e kryetarit të bashkisë së Shijakut. Si mund të thuash që ëndrrat e çunave në 20 vjet u vendoskan në Shijak. Nëse ka njerëz që llumin e Shijakut duan ta sjellin në Tiranë, llumi shkon poshtë, ajka shkon lart. Jam aksioner dhe qytetar dhe kam të drejtë që të di se çfarë ndodh. Se kuptoj që ëndrrat e çunave të vendosën në Bashkinë e Shijakut.”, tha Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb