Gjykata e Tiranës ka dënuar sot me 17 vite burg Francesco Becchettin, i cili akuzohet se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.

Biznesmeni në kërkim ndërkombëtar, u shpall fajtor për falsifikim dokumentesh, për ‘pastrim parash’, për ‘krijim të skemave mashtruese’, për ‘vjedhje duke shpërdoruar detyrën’.

Po ashtu, mësohet se me 16 vite burg është dënuar Mauro De Renzi, ndërsa dy të pandehur janë dënuar me shërbim prove. Ndërkohë, burgut nuk i ka shpëtuar as nëna e biznesmenit Becchetti, Liljana Condomiti, për të cilën gjykata caktoi 8 vite heqje lirie.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Gjykata e Tiranës ka dënuar me 8 vite burg Erjona Troplinin. Ndër të tjera, togat e zeza kanë shpallur fajtore edhe kompanitë e Becchettit, ndërkohë që aksionet e tyre kalojnë në llogari të shtetit. Në procesin gjyqësor ishin dhe vëzhgues ndërkombëtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb