Skënderbeu shet sulmuesin nigerian, Franklin Ahanonu, te klubi i madh kazakistanas, Astana. Lajmi është konfirmuar për “Panorama Sport” nga burime zyrtare në klubin korçar, me drejtuesit që po diskutojnë detajet e fundit të transferimit në Kazakistan.

Ahanonu shkëlqeu te korçarët, duke shënuar 9 gola në 18 ndeshje, nga të cilat vetëm 14 herë luajti si titullar. Më parë në Shqipëri ka luajtur me Turbinën e Cërrikut. 22-vjeçari nigerian do të udhëtojë që sot drejt skuadrës së re, duke u larguar nga Skënderbeu në kulmin e sezonit.

Nga ky transferim skuadra korçare pritet të përfitojë një shumë të majme, por detajet zyrtare do të bëhen të ditur në orët në vijim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb