Ky është momenti i Stefano Piolit, askush nuk e imagjinonte që Milani i tij të shkonte kaq larg, deri në gjysmëfinalet e Champions League:

“Të gjithë na bënin jo favorit, por unë drejtoj një grup me shumë zemër. Kualifikimi ishte i merituar, i bëj komplimente djemve. Shumë nga futbollistët e mi nuk kishin luajtur kurrë një ndeshje kaq të rëndësishme. Ata sakrifikuan të gjithë, fal edhe tifozëve tanë që na mbështetën gjatë gjithë kohës.

Derbi në gjysmëfinale? Me shumë mundësi kështu do të jetë, ata kanë një avantazh të rëndësishëm nga ndeshja e parë”, u shpreh Pioli në konferencë për shtyp.

Shijon shumë këtë kualifikim edhe Rafa Leao, protagonisti absolut i këtij takimi: “E di që kam shkruar një faqe të rëndësishme në historinë e Milanit, jam shumë i lumtur. Dua të vazhdoj të ëndërroj më lart, dua të fitoj Champions League me këtë skuadër, duhet ta provojmë”, theksoi Leao duke u ndalur më pas tek zërat që flasin për të ardhmen e tij: “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, e kam thënë gjithnjë që jam krenar për këtë fanellë. Sezonin e shkuar zhvillova një kampionat të mirë ndërsa këtë vit dua të konfirmohem në Champions, falënderoj shokët dhe trajnerin”, u shpreh Leao.

I dorëzuar u shfaq Luciano Spelletti, trajneri i Napolit: “I bëj komplimentet e mia Milanit për këtë kualifikim, u treguan të zotë duke maksimizuar rastet që krijuan. Gjithashtu i bëj komplimente edhe Napolit, edhe në zhvilluam një Champions në nivel të lartë, por paguam mungesën e eksperiencës”, theksoi ndër të tjera Luciano Spalletti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb