Lojtari i Partizanit, Xhuliano Skuka dha mendimin e tij pas fitores 3-1 ndaj Apolonisë në Kupë.

“Ndihem mirë. Çdo gol i imi që ndihmon skuadrën më bën të ndihem mirë. Por duhet punë për të gjetur Skukën që isha. Besoj se profesori ka punuar fortë me grupin. Mendoj se do arrijmë çdo objektiv që ka klubi.

Po bëj gati çdo ditë stërvitje individuale dhe shpresoj që sa më shpejtë të arrij 100%. Unë futem çdo ndeshje për të shënuar. Shpresoj që po dhe në Shkodër” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: