Kryetari i ri i Asamblesë Shtetërore Sllovene (dhoma e ulët e parlamentit), Zoran Stevanoviç, udhëheqës i Partisë së së Vërtetës, po planifikon të mbajë një referendum mbi tërheqjen e vendit nga NATO.

Stevanoviç i tha Radios dhe Televizionit Slloven për këtë.

“Duhet të them se i premtuam popullit një referendum për çështjen e daljes nga NATO dhe do ta mbajmë këtë referendum”, theksoi kryetari i parlamentit.

Sipas tij, Lubjana duhet të ndjekë një politikë të pavarur dhe sovrane dhe të bashkëpunojë me të gjitha vendet, duke ruajtur interesat e shtetit si përparësi.

“Ne do ta kundërshtojmë me vendosmëri ndërhyrjen në konfliktet ushtarake dhe diplomatike të të tjerëve, sepse Sllovenia nuk përfiton kurrë prej saj”, shtoi Stevanoviç.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb