Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi organizoi një takim me drejtues të zyrave arsimore, për të diskutuar rreth shërbimeve të digjitalizuara që do të orfrohen nga Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Arsimor (SMIP).

Koordinatorët e këtij sistemi kombëtar të të dhënave arsimore për sistemin parauniversitar, bashkë me zyrat arsimore po punojnë intensivisht për ta bërë të mundur ofrimin së shpejti të shumë shërbimeve digjitale arsimore.

SMIP do të bëjë të mundur digjitalizimin e amzës, regjistrin elektronik të notave dhe mungesave.

Ndërkohë, mësuesit mund të përdorin edhe aplikacionin mobile, duke mundësuar përditësimin e të dhënave të nxënësve në kohë reale. Ndërkohë, edhe prindërit do të mund të ndjekin vlerësimet e fëmijëve për çdo lëndë, komentet e mësuesve, mungesat etj., përmes këtij aplikacioni, me email apo sms.

 

272905742 405642614694093 7280401162392653557 N (1)

272925374 405642681360753 6942264542520532149 N

272947568 405643124694042 2834018582590103093 N

272984824 405642768027411 8896426091584212503 N

273008179 405642711360750 1168119970027689786 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: