Analisti Artur Zheji duke iu referuar vendimit të qeverisë për t’i tërhequr nga vendimi për rritjen e çmimit të energjisë foli për korrupsion dhe për ndarjen e lekëve nëpër Offshore.

I ftuar në “Pikat mbi I” në ‘News24’ Zheji pohoi se sondazhet flasin në disfavor të Ramës që para se të aplikohej kjo rritje.

Pjesë nga biseda
Zef Preçi:
Në këtë periudhë të vitit kemi importuar gjithmonë. Ka qene për të përmbushur këtë mision. KESH sot shet shumë lirë. OSHEE e blen lirë dhe e shet me një tjetër çmim.
Zheji: Fierza për t’u shitur lirë dhe të presës t’i lutesh Zotit për të përballur dimrin, ka në mes një lojë korruptive.

Preçi: Blerjet tona nuk janë të programuara, ndaj dhe blihen shtrenjtë. Operatorët janë të kufizuar.

Zheji: Kanë vende Offshore ku i çojnë ato…Këtu investigimi ekonomik lë për të dëshiruar. Nëse e shet nën çmimin referencial të bursës, do të thotë se aty është korrupsioni. Edhe kur ble, nëse e ble më lartë se çmimi i bursës, aty është korrupsion. Edhe kur ble, më lart se çmimi i bursës, diferenca është më e madhe. Ndan lekët te shtegu i hajdutëve. Pavarësisht se vjedhjet bëhen përmes rrjeteve Offshore, hajdutlliku është njësoj. Siç kanë qenë ça lokale të errëta.

I ndajnë hajdutët lekët. Tani i ndajnë nëpër Offshore. Berisha u gëzua, dhe nuk është nevoja që të dalë në protestë për energjinë këtë muaj. Shakaja e doktorit është shaka me kripë. Tradhtoi një lloj gëzimi, që nuk duhet të ndodhte. U gëzua për shqiptarët, por s’do të detyrohet të ballafaqohet në protesta, e monopolizoi si fitore personale. Nëse funksionojnë me këto skema palosje, opozita nuk bëhet me deklarata. Sondazhet flasin në disfavor të Ramës që tani, imagjino nëse do e bënte atë gjë.

Analisti Artur Zheji: Se di pse kanë bindjen se Rama ka frikë, duket I kujdesshëm. Por është mënyra e tyre si artikulojnë. Pasi e përmendi se a pas një tentativë korruptive, duhet që kjo tentativë të dalë me një sqarim se si ishte menduar tentative. Nëse e bën dhe artikulon akuzën ajo qëndron, por nëse e le si akuzë opozitare ajo nuk qëndron fshihet me kalimin e kohës. Pra mendoj që duhet konkretizimi. Pra nëse përtej konsideratave politike nuk  qëndron një aparat shpjegues do të duket sikur është një opinion”, tha ai.

Zef Preçi: Sa kohë që nuk ka evidencë ne nuk e themi dot. I ndalur tek komenti i Metë se ka të bëjë me një aferë nuk e përjashtoj. E kuptoj që mund të ketë lodhje të klasës politike me aferat por kjo nuk do të thotë se duhet hequr dorë nga denoncimet”, tha ai.

Është kjo një zbrapsje e përkohshme e Ramës?

Zheji: Do të shihnim ose një abstenim të plotë flas për votën e socialistëve, ose një zgjim të të pavendosurve. Zbrapsja ose zbythja e kryeministrit nga kjo gjë është një akt politik, ka edhe presion të brendshëm. Di që ka pasur takime shumë të forta në bazë. Ka një lëkundje të fortë sepse shohim që ka një peshë financiare të papërballueshme dhe kemi një polarizim shumë të madh, pasi kemi familjarë të qeverisë që sfidojnë varfërinë e njerëzve. Rama tani do të shihet si miku I popullit dhe jo i oligarkëve, ndoshta ky do të ketë qenë trendi i ri paraelektoral.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: