Sot është Dita Botërore e dhurimit vullnetar të gjakut, ditë e cila i kushtohet ndërgjegjësimit të popullatës për të dhuruar vullnetarisht gjak. Kjo ditë mbahet çdo vit në 14 qershor, duke filluar nga viti 2004.
Nevojat për gjak janë shumë të mëdha pasi transfuzioni i gjakut apo përbërësve të tij, shërben shpesh për t’i shpëtuar jetën dikujt që pëson aksident (të çdo forme) apo ndërhyrje kirurgjikale të shoqëruar me hemorragji, por edhe si kurë shoqëruese në disa patologji si anemitë si talasemia, hemofilia, anemitë hemolitike, leuçemitë, të transplantuarit, etj.

Sipas ISHP-se, gjak mund të dhurojnë të gjithë ata që janë të shëndetshëm dhe kanë moshë nga 17 vjeç (me lejen e prindit)/ 18 deri 65 vjeç dhe peshë minimale 50 kg. Dhurohet 450 ml( ± 10%) dhe kjo këshillohet të bëhet 4 herë në vit për burrat dhe 2 herë në vit per gratë në moshë pjellorie.

Në kuadër të kësaj dite, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të vizitojë mjediset e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut për të dhuruar gjak dhe për të ndjekur nga afër funksionimin e sistemit të ri të porsainstaluar të NAT-it për testimin e gjakut.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: