Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratës së ministres Ogerta Manastirliu se do të hapen sot dy spitalet COVID, në Durrës dhe në Shkodër.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Shehu theksoi se spitalet nuk funksionojnë mbi logjiken e “magazinave te patateve”.

Sipas Shehut, spitalet aktivizohen gradualisht për të krijuar eksperiencën, kapacitetet teknike e njerëzore, rritur numrin e të sëmurëve progresivisht e mos lejuar mbi ngarkesën e tyre.

REAGIMI I SHEHUT
Spitalet nuk funksionojnë mbi logjiken e “magazinave te patateve”!
Sot po degjoj belbëzimet e percatura të Qeverise nga salla e atij “Kuvendi”!
“Meqe spitalet Covid ne Tirane u mbushen plot do hapen ato te Durresit e Shkodres”.
Logjike kjo e nje “magazinieri patatesh”: mbushim nje magazine e pastaj hapim tjetren!
Spitalet funksionojne mbi nje logjike tjeter:
–Spitalet aktivizohen gradualisht per te krijuar eksperiencen, kapacitetet teknike e njerezore, rritur numrin e te semureve progresivisht e mos lejuar mbi ngarkesen e tyre!
–Qytetaret preferojne e kane te drejte te kerkojne sherbimin mjekesor sa me prane vendit te tyre, e mundeshme ne shumice kjo dhe jo largimin arbirtar te tij, gje qe ka cuar ne faktin tragjik te “shtepive spitale” pa asnje rregull, kritere, me shpenzime gjigande nga njerrezit e humbje jete a demtime shendeti.
–Tej mbushja e nje spitali, vecanerisht ne kushtet tona strukturale edhe kur kemi vetem 3 infermiere ne turn me 30 paciente nga 6- 7 qe duheshin, numrin e mjekeve te vogel etj, jep ulje te ndjeshme te cilesise se sherbimit.
–Koncentrimi i 20-30 te semureve ne vetem reanimacionet spitaleve Covid, pra shume mbi kapacitetet e tyre teknike e njererzore (kane maximumi nje infermiere ne turn per dy te semure, kur duhet te kishin 1,5-2 per cdo te semure), con ne pasoja te renda, ne reanimacion kjo do te thone humbje jete, pa folur per standartet e tyre strukturale.
Prandaj ka prej nje viti qe insistojme:
Aktivizoni spitalet periferike, sherbimet e reanimacioneve ne vend, duke shtuar dhe reth 100 poste intensive brenda standarteve, urgjent!
Rama vajti ne Vlore, dikush tjeter ne Elbasan e na tregoi disa pamje ne 3 D klinikash Covid, ku jane ato, askund si cdo gje qe keni bere ne kete perballje:
–Prandaj jemi vendi me raste te reja e humbje jete ditore me keq ne Europe.
–Prandaj per “vdekjet shtese” jemi ne fund te Rruzullit.
Dhe ju sot kujtoheni te deklaroni aktivizimin e dy spitaleve Rajonale…cinike kjo!
Kujdes, se me parametrat qe keni krijuar nga pa pergjegjeshmeria e pa aftesia juaj, me e keqja nuk ka ardhur akoma…
Kjo jo per te bere Kasandren, por per tju permendur, sepse deri me 25 prill kur ju do te largoheni, ka akoma disa jave e koha nuk pret!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb