Përfaqësuesi i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, tha se çështja e përafrimit me politikën e BE-së sot, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, është më e rëndësishme se më parë kur vendoset për përparimin e vendeve që aspirojnë t’i bashkohen Unionit.

Lajçak, i cili është përfaqësuesi special i BE-së për çështjet e tjera të Ballkanit Perëndimor, tha në një intervistë për mediat serbe se kur anëtarët e Bashkimit marrin vendime për përparimin, ata “ndjekin të gjitha kriteret, kapitujt dhe rregullin e së drejtës” dhe se sot edhe më tepër e ndjekin çështjen e harmonizimit me politikën e BE-së.

“Çështja e unitetit, çështja e përkatësisë në të njëjtat vlera që dukej si klishe, si frazë, tashmë është bërë shumë e rëndësishme për shtetet anëtare. Nga të gjitha adresimet dëgjohet se kjo duhet vërtetuar me faktin se vendet kandidate do të afrohen më shumë me qëndrimet tona, kur bëhet fjalë për politikën e jashtme dhe të sigurisë dhe sanksionet e BE-së. Serbia e di këtë. Presidenti juaj e di këtë,” tha ai.

Pas samitit zhgënjyes të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, më 23 qershor në Bruksel, ku nuk u arrit asnjë përparim nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, Lajçak tha se i kupton plotësisht kritikat e drejtuara ndaj Unionit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: