LIVE

Për gati 4 orë kryeqyteti u përfshi në tensione e kaos nga protesta e dytë pas vrasjes së të riut Klodian Rasha, i cili dy ditë më parë theu orën policore dhe nuk iu bind urdhrit të policit për të ndalur, veprim që e pagoi me jetën e tij.

Protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Brendshme, por edhe në pikë të tjera të qendrës së kryeqytetit e shprehën inatin e tyre kundër kësaj ngjarje, duke qëlluar me gurë efektivët e policisë dhe duke shkulur pemë dekorative, ndërsa i vunë  zjarrin dhe shumë koshave të mbeturinave.

Ndërkohë,  nga disa foto të siguruara nga gazetarja Dorjana Bezat për ‘BalkanWeb’, në Kryeministri u stacionuan dhe autoblindat e policisë, ndërsa në terren ishin të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës rreth 800 punonjës policie. Tubimi nisi në orën 18:00 para Ministrisë së Brendshme, për të vijuar me disa pika të tjera kryesore të kryeqytetit, ndërsa për protestuesit momenti kulminant ishte dorëheqja e Sandër Lleshajt nga detyra. Duke marrë shkas nga ngjarjet e djeshme që shoqëruan protestën, ku u plagosën 9 policë, por u lënduan dhe disa qytetarë, për sot forcat e rendit kishin marrë direktiva të qarta që të mos binin pre e provokimeve në protestë.

Gaz lotsjellës, të shara e përplasje, ja çfarë po ndodh në protestë
Ora 18: 15- Konfrontime mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë hedhur sende të forta mbi efektivët, ndërkaq policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.

Nis protesta, qytetarët qëllojnë me gurë policinë
Ora 18:02- Ka nisur protesta e dytë e paralajmëruar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, mëngjesin e 8 dhjetorit në Tiranë. Protestuesit e mbledhur tek Ministria e Brendshme kanë qëlluar me gurë mbi policët e bërë gardh për mbrojtjen e institucioneve dhe kanë shkulur disa pemë dekorative. Pavarësisht shiut që ka nisur, protestuesit janë të shumtë dhe të shpërndarë në disa pika.

Protestuesit mblidhen përballë Ministrisë së Brendshme
Ora 17:45- Nis grumbullimi i protestuesve përballa Ministrisë së Brendshme. Me pankarta në duar ata kanë nisur të aktivizohen për protestën e paralajmëruar në orën 18:00.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dje për 5 orë me radhë u mbajt një protestë, e cila u shoqërua me dhunë dhe përplasje. Irritimi dhe zemërimi qytetar për ngjarjen në fjalë u zbraz mbi institucionet e vendit, ku qindra të rinj që dolën në protestë nuk kursyen asgjë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ata sulmuan dyert e dritaret e ministrisë së Brendshme fillimisht, për të vijuar me Kryeministrinë, e sheshin “Skënderbej”. Pas ngjarjes mbetën të plagosën 16 policë, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë, pasi rrezikon të humbasë njërin sy. Policia arrestoi tre personat e proceduar 7 të tjerë, mes tyre edhe reperin Stresi, por këto masa dhe paralajmërimet policore duket se nuk do i ndalin protestuesit. Kujtojmë se në këtë orë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar në dalje për mediat, ku do të japë qëndrimin e tij në lidhje me ngjarjen e rëndë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb