Presidenti francez, Emmanuel Macron do të mbajë sot një samit në Paris në mbështetje të Ukrainës në të cilin do të marrin pjesë shumica e liderëve evropianë. Rreth njëzet krerë shtetesh do të riafirmojnë unitetin e tyre përkrah Kievit dhe kundër agresionit ushtarak të nisur dy vjet më parë nga Moska në Elysee.

Ceremonia do të hapet me një fjalim përmes një video-mesazhi nga Volodymyr Zelensky, ndërkohë në samit mungojnë liderët e dy vendeve evropiane që ngurronin më shumë për të mbështetur Ukrainën, përkatësisht Hungaria dhe Sllovakinë. Objektivi është “të rimobilizohen dhe të shqyrtohen të gjitha mjetet për të mbështetur në mënyrë efektive Ukrainën,” tha Elysée në një deklaratë.

“Bëhet fjalë për të kundërshtuar përshtypjen se gjërat po shkatërrohen, duke përsëritur se nuk jemi të lodhur dhe se jemi të vendosur të ndalojmë agresionin rus. Ne duam t’i dërgojmë një mesazh të qartë Putinit se ai nuk do të fitojë në Ukrainë”, nënvizon Presidenca franceze. “Të gjithë po bëjnë gjithçka që është e mundur në drejtim të shpërndarjes së armatimeve. Të gjithë duhet të jemi në gjendje të bëjmë më mirë së bashku, secili sipas aftësive tona,” -shton Presidenca franceze.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb