Nga: ZONJA KATERINA
300 gr makarona spageti
400 gr fileto pule
100 gr majonezë
300 gr kos të kulluar
200 gr djath të verdhë
Kripë, piper, rozmarinë, 1 thelpi hudhër

Fillimisht vendosim të ziejnë në ujë me kripë të aromatizuar me një thelpi hudhër, rozmarinë dhe piper të zi filetot e pulës. Pasi të jenë zjerë i presim filetot në kubikë të vegjël, i vendosim në një tas ku shtojmë kosin dhe majonezën dhe i përziejmë mirë.

Ndërkohë kemi vendosur makaronat në ujë me kripë të ziejnë aldente. Në një tavë vendosim makaronat , shtojmë filetot e përziera me salcën me majonezë dhe kos. Në fund e pudrosim të gjithë sipërfaqen me djathë të verdhë të grirë në rende dhe e vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb