SPAK ka nisur zyrtarisht hetimet për cështjen e prishjes së Teatrit Kombëtar. Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga gazetarja e News 24, Klodjana Lala.

Hetimet nisën pasi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit depozitoi një kallëzim në Prokurori, duke e cilësuar të paligjshme shembjen. Por Lala sqaron se pavarësisht nisjes së hetimeve, procedimi nuk është regjistruar në emër të kryebashkiakut Veliaj.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit iu drejtua SPAK me pretendimin se kishin prova se janë falsifikuar firma dhe dokumenta në procesin që po ndërmerret për prishjen e Teatrit Kombëtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: