Napoli u mund 1-0 në Milano nga Milani në ndeshjen e vlefshme për Champions League. Të martën në orën 21.00 luhet akti i kthimit të çerekfinales, ku napoletanët do kërkojnë përmbysjen.

I bindur se diçka e tillë mund të vijë është edhe trajneri i ekipit nga Napoli, Lucciano Spalleti.

“Formacionin e kam në mendje, por do të shoh edhe lojtarët si do të sillen në stërvitje.

OSIMHEN- “Ka sjellë entuziazmin që pritej dhe që tifozët ia atribuojnë atij me të drejtë. Kjo sepse ai u fut menjëherë brenda ndeshjes dhe tregoi vlerat e tij. Atij i duheshin 25 minutat e luajtura ndaj Veronës për të luajtur më pas kundër Milanit. Është bërë një punë e mirë studiuar”.

PAQJA ME TIFOZËT- “Kjo është diçka shumë e rëndësishme për ne. Kur pash që u vendos paqja isha shumë i lumtur, e gjitha për meritë të De Laurentiis. Unë e kam thënë që është e padrejtë të privosh lojtarët nga dashuria e tifozëve. Tani që jemi të gjithë të bashkuar dhe të dashur, gjithçka do të jetë më e lehtë për ne” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: