Madrid kërkoi të enjten lirimin e menjëhershëm të gazetarëve që punonin për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE të cilët u arrestuan në Venezuelë, si pjesë e një goditjeje nga Caracas në mediat e huaja.

Qeveria spanjolle “dënon ashpër” arrestimin në Caracas të katër anëtarëve të një ekipi nga agjencia spanjolle e lajmeve EFE nga agjencia shtetërore e inteligjencës e Venezuelës Sebin, tha ministria e jashtme në një deklaratë.

“Qeveria kërkon që autoritetet kompetente t’i lirojnë menjëherë. Qeveria përsëri i kërkon autoriteteve venezueliane të respektojnë sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, nga të cilat liria e shtypit është një element qendror”, thuhet në deklaratën e  ministrisë së  Jashtme .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb