Shkon në shtesë ndeshja e pestë e këtij Evropiani. Përfundon në barazim 1-1 koha e rregullt e çerekfinales mes Zvicrës dhe Spanjës. Edhe njëherë tjetër helvetët tregojnë se nuk dorëzohen.

Tetë minuta i mjaftuan Spanjës për të gjetur golin e avantazhit. Ishte Alba që shënoi për spanjollët, i ndihmuar nga një devijim i Zakaria-s, i cili bëri debutimin e tij si titullar me Zvicrën. 24-vjeçari u aktivizua në vend të të skualifikuarit Xhaka.

Ndeshja u barazua në minutën e 68-të. Ishte Shaqiri që realizoi për zviceranët. Futbollisti shqiptar përfitoi nga një gabim i mbrojtjes spanjolle dhe shënoi me lehtësi. Shaqiri është bërë lojtari që ka shënuar numrin më të madh të golave në Evropian në historinë e Zvicrës, 4 të tillë.

Por në 77’ Freuler lë Zvicrën me 10 vetë pas një ndërhyrje të ashpër. Pritej reagimi i iberikëve, por ishte shumë i vakët. Zvicra mbrohet fort në fund dhe çon ndeshjen në shtesë, e dyta për të dy ekipet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb