Llava nga vullkani Cumbre Vieja në ishullin La Palma të arkipelagut Kanare në jugperëndim të Spanjës, në një periudhë 33-ditore ka shkatërruar 2.185 ndërtesa, shumica shtëpi.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Sistemi i Imazheve Satelitore (Copernicus) të Bashkimit Evropian, njoftohet se llava e vullkanit dogji 2.185 ndërtesa dhe se aktualisht 76 shtëpi ndodhen në situatë të rrezikuar.

Llava e cila derdhet nga dy anë e vullkanit i cili është aktiv që nga 19 shtatori, ka mbuluar në ishull një sipërfaqe prej 866 hektarësh.

Po ashtu nën llavë ka mbetur disa rrugë prej 62,6 kilometrash në rajon.

Llava, e cila ka mbërritur edhe në vendbanimin La Laguna, dogji shkollën dhe pikën e karburantit që ndodhet në këtë zonë. Zyrtarët njoftuan se lënda djegëse në karburant është evakuuar më parë me qëllimin e masave paraprake.

Mbi 1.200 persona që nga dje janë evakuuar nga vendbanimet e tyre të cilat janë të kërcënuara nga llava, temperatura e së cilës arrin deri në 1.150 gradë celsius. Ndërkohë, theksohet se ka tejkaluar në mbi 8 mijë numri i personave që kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Teksa prej një muaji e gjysmë vazhdojnë tërmetet në La Palma, Instituti Kombëtar Gjeografik bëri të ditur se në 12 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 38 tërmete, prej të cilëve më i madhi 4,3 ballë.

Ekspertët nuk presin që vullkani të shuhet në një kohë të shkurtër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb