Pas disa ditësh debat qeveria spanjolle njoftoi sot arritjen e një marrëveshjeje për të shtrirë masat antiCOVID-19, tashmë në fuqi në zona të caktuara të rajonit të Madridit, në të gjithë kryeqytetin dhe në disa komuna në periferinë e tij.

“Kemi arritur një marrëveshje të miratuar me shumicë të madhe në rajone, nga kompetentë në fushën e shëndetësisë”, deklaroi para shtypit ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa.

“Edhe nëse disa rajone votuan kundër, përfshirë Madridin, këto masa pritet të hyjnë në fuqi sapo dekreti të botohet në Gazetën Zyrtare, në ditët në vijim”, shtoi ministri.

Marrëveshja e njoftuar parashikon, në veçanti, ndalimin e largimit nga Madridi e më shumë se tre milionë banorëve të tij, përveçse për arsye specifike, të tilla si të shkuarit në punë, te mjeku ose dërgimi i fëmijëve në shkollë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb