Procesi për evazion fiskal ndaj Lionel Messi do të hapet më 31 maj në Barcelonë, ashtu sic ishte parashikuar. Këtë e bënë të ditur të mërkurën burime juridike, pas ndërrimit të datës, pasi sulmuesi i FC Barcelones do të marrë pjesë në Kupën Amerika.

Nisja e procesit për pesë herë fituesin e Topit të Artë dhe babanë e tij ishte planifikuar fillimisht për më 7 qershor, por lojtari do të marrë pjesë në ndeshjen e parë me seleksionin argjentinas në Kupën Amerika në SHBA (3-26 qershor), përballë Kilit, kampion në fuqi, më 6 qershor.

Audienca në Barcelonë është parashikuar për më 31 maj dhe 1 dhe 2 qershor dhe Lionel Messi dhe babai i tij, Jorge Horacio Messi, duhet të japin shpjegime për evazionin fiskal prej 4.16 milionë euro mes viteve 2007 e 2009.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: