Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, do të përballet me një votëbesim në parlament javën e ardhshme, njoftoi sot media spanjolle.

Mocioni, i paraqitur nga partia me prirje të djathtë Vox kundër liderit socialist, vjen ndërsa vendi po lufton kundër një valë të dytë të rëndë të infeksioneve të COVID-19.

“Kryetari i partisë Vox, Santiago Abascal, do të jetë kundërkandidati gjatë votimit, që do të zhvillohet të mërkurën dhe të enjten e javës tjetër”, thanë mediet.

Sanchez ka shumë të ngjarë t’i mbijetojë votimit, sepse Vox ka vetëm 52 nga 350 deputetët dhe asnjë nga partitë e tjera të opozitës, duke përfshirë PP-në konservatore dhe liberalen Ciudadanos, kanë thënë se do ta mbështesin mocionin.

Ky votëbesim është i pesti që mbahet në Spanjë, që nga fundi i diktaturës së Francisco Franco në 1975.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb