SPAR – një ndër markat më të njohura botërore dhe lider në vendet e Europës Perëndimore të tregtimit me pakicë, është tashmë prezent në Shqipëri. Unik në vlerat që përfaqëson, i dalluar për cilësinë e lartë të produkteve, standardin e jashtëzakonshëm të shërbimit, kujdesin dhe vëmendjen ndaj klientëve dhe komunitetit, gjigandi ndërkombëtar i produkteve ushqimore është bërë realitet nëpërmjet marrëveshjes së ekskluzivitetit nga Grupi Balfin.

Menjëherë pas konkretizimit të marrëveshjes, me mbështjeten e ekspertëve më të mirë ndërkombëtare të SPAR International, ka filluar puna për të vendosur të njëjtin standard me vendet e Europës në të gjithë hipermarketet dhe supermarketet e rrjetit aktual.

Gjithashtu SPAR Albania, në këtë fillim Shtatori, hap dyert e saj duke qenë gati për sezonin e ri shkollor për t’i ofruar blerësve, në 2 hipermaketet INETRSPAR në TEG dhe QTU, produkte cilësore dhe me çmime të arsyeshme. SPAR Albania është duke shtuar çdo ditë gamën e produkteve më cilësore nga të gjitha kategoritë me prodhime nën emrin SPAR të vendeve më në zë të Europës si Gjermania, Austria, Italia, Hollanda etj.

Logo SPAR

Në këtë kuadër, SPAR Albania i bën thirrje të gjithë personave që janë të interesuar për të ndërtuar një marrëdhënie partneriteti me një nga emrat më të mëdhenj në botë, të bëhen pjesë e botës së SPAR. Duke krijuar një marrëdhënie partneriteti, çdo partner i SPAR Albania do të përfitojë:

1. Partneritet me një markë Ndërkombëtare siç është SPAR.
2. Blerjen dhe tregtimin e produkteve unike të markës SPAR duke patur të drejtën ekskluzive.
3. Ofrimin për klientët të produkteve të cilësisë Gjermane, Italiane, Hollandeze, Austriake, etj.
4. Ofrimin për klientët të të gjitha përfitimeve që SPAR Albania krijon dhe përshtat për tregun.
5. Bëhet pjesë e strategjisë së Marketingut të SPAR Albania pa asnjë përjashtim.
6. Përfiton nga marrëveshjet që SPAR Albania krijon me furnitorët/distributorët vendas.
7. Përfiton nga eksperienca e stafit të kualifikuar të SPAR International.
8. Përfiton konsulencë në zhvillimin dhe menaxhimin e biznesit gjatë gjithë periudhës së partneritetit.
9. Trajnime me eksperiencat më të mira të SPAR International marrë nga 44 vende të botës, ku SPAR është prezent.
10. Bëhet partner dhe krijon marrëdhënie me Grupin Balfin (SPAR Albania pjesë e tij), grupi më i madh investues në Shqipëri dhe rrajon.

Të interesuarit mund të kontaktojnë në [email protected] dhe [email protected], ose mund të paraqiten pranë zyrave qendrore të SPAR pranë Qendrës Tregtare TEG, Tiranë, Farkë.

Kush është SPAR International
SPAR është themeluar në vitin 1932 nga Adriaan van Well nën moton DE SPAR “Door Eendrachtig Samenwerken Profiteren Allen Regelmatig,” – “të gjithë do të përfitojnë nga kooperimi i përbashkët”. Prej asaj kohe SPAR vazhdon ekspansionin duke u shtrirë në më shumë se 44 vende të ndryshme të botës përfshirë kontinentin e Europës, Australisë, Afrikës dhe Azisë.

Çdo ditë 12.176 dyqane SPAR vizitohen nga më shumë se 13 milion klientë me një xhiro prej mbi 30 miliardë EURO.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: