Recete nga znj Eneida
Përbërësit

3 speca të kuq mesatarë
200 gr gjizë
2 vezë
2 lugë galetë
Kopër e freskët
Piper i zi
3 feta domate

Përgatitja
Në një tas bëjmë bashkë gjizën me galetën, vezët, koprën dhe piperin e zi. Specat i ndajmë në mes dhe i mbushim me gjizë. Nga lart i zbukurojmë me 1 fetë domate. I pjekim me 200 gradë për 30 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb