Spektakël dhe emocione mes Italisë dhe Spanjës, por që në fund të 90 minutave mbyllet në barazim 1-1. Për pasojë ndeshja shkon në shtesë.

Spanjollët luajtën më mirë në pjesën e parë. Bënë më shumë presing, madje patën një rast të mirë me Dani Olmo, por portieri Donnarumma bëri mrekullinë. Olmo provoi edhe njëherë tjetër, por shumë lart mbi tra herën e dytë.

Italia u shfaq rrezikshëm në dy raste. Megjithatë, axurrëve u munguan goditja në portë, asnjë të tillë deri në minutën e 45-të, kur Emerson Palmieri tronditi traversën. Pjesa e parë u mbyll pa gola.

E dyta nis pak a shumë si e para. Janë dy herë spanjollët që kërcënojnë, ku Busquets për pak sa shënon. Për të ardhur te kundërsulmi i italianëve në 60’, ku mbyllet me supergolin e Chiesa. Loja ndizet edhe më shumë.

Trajnerët nisin më zëvendësimet, Morata hyn në fushë. Italia shfaqet sërish rrezikshëm, por në momentin më të mirë të axurrëve, shënon Spanja. Olmo nxjerr mirë Moratën dhe nuk fal i vetëm përballë Donnarruma-s. Iberikët barazojnë 1-1 në 80’. Nuk ka më gola, ndeshja shkon në shtesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb