Janë luajtur dy ndeshjet e radhës së fazës play in, ku në fushë kanë zbritur skuadrat e renditura në vendet 9-10 në Konferencat përkatëse. Kështu, në Lindje, ekipi i Chicago Bulls mundi 109-105 Toronto Raptors jashtë fushe, në një ndeshje me rivalitet deri në fund.

Ekipi kanadez nuk përfitoi nga faktori fushë edhe pse Siakam realizoi 32 pikë, duke u eliminuar nga gara për titull. Për Chicago u dallua LaVine me 39 pikë. Bulls, në ndeshjen tjetër të play in, do të përballen me Miami Heat për të siguruar biletën e fundit në play-off në Lindje.

Në Perëndim, ekipi i Oklahoma City Thunder fitoi 123-118 ndaj Neë Orleans, në një ndeshje spektakolare dhe plot emocione. Për Oklahomën u dalluan Shai me 32 pikë e Giddey me 31 pikë, teksa ndeshjen tjetër të play in do të luajnë ndaj Minnesota, ndërsa Neë Orleans eliminohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb