Nga zonja Katerina
Përbërësit

1 kg spinaq, 200 gr oriz,4 luge vaj, 1 qepe, 2-3 qepe te njoma, 2-3 thelpinj hudher, 1 koncentrat, 1-2 shkopinj kanelle, 2 filxhane uje
1-2 limona, 1 tufez koper, 100 gr bajame te bardha, 200 gram kos te kulluar, Kripe, piper te zi, Spec djeges sipas deshires.

Pergatitja

Fillimish kaurdisim ne vaj ulliri qepen e thate, me pas shtojme qepet e njoma dhe hudhrat. Shtojme spinaqin e vazhdojme kaurdisjen per 2 minuta. Shtojme orizin basmati , 1 luge gjelle koncentrat dhe e leme te zieje pak. Me pas shtojme kanellen, kripe piper te zi. I leme te ziejne per 15 minuta. Ne fund shtojme koper te grire imet, bajamet e bardha dhe I perziejme mire. Ne nje tas pergatisim salcen me leng limoni, vaj ulliri dhe piper. Ne nje pjate shtrojme kosin e kulluar dhe hedhim mbi te orizin dhe spinaqin. Ne fund shtojme nga salca e pergatitur si edhe spec djeges sipas deshires.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb