Ish-trajneri i Tottenham, Harry Redknapp, u tregua i ashpër ndaj trajnerit të ri të Anglisë, Tomas Tuchel. Redknapp nuk hezitoi ta quante Tuchelin spiun gjerman.

“Do të jem i sinqertë me ju, mendoj se Thomas është një spiun gjerman”- tha ai. Kujtojmë se Redknapp ishte që në fillim kundër afrimit në pankinë të teknikut gjerman. Anglia ka siguruar 6 pikë në dy ndeshjet e para kualifikuese të Botërorit, ndaj Shqipërisë dhe Letonisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb