Momentet e djeshme të regjistruara gjatë ndeshjes Danimarkë – Finlandë, ku Eriksen ra pa ndjenja në mes të fushës, tronditën të gjithë botën.

Lojtarë të ekipit danez, por edhe ato të Finlandës, tentuan të mbanin në jetë fantazistin, duke ndërhyrë e dhënë ndihmën e parë, por edhe duke kërkuar me shpejtësi ndihmën mjekësore. Në ato kushte, ku numri 10 danez, ishte duke luftuar me jetën, UEFA vendosi ndërprerjen e sfidës. Me kërkesë të Eriksen, sfida rifilloi sërish po ditën e djeshme, disa orë më vonë.

Por para pak fillimit, tifozët e pranishëm në stadium kanë bërë gjestin e madh. Në videot e publikuara në rrjete sciale, dëgjohen në kor tifozët e Finlandës duke thërritur emrin e Chris, ndërsa tifozët danezë pas tyre, brohorisnin me të gjithë forcën mbiemrin: Eriksen.

Janë momente në fakt shërbejnë si dëshmi që futbolli nuk është thjesht një ndeshje, por në momente të caktuara, rivaliteti brenda fushe, kthehet në një forcë të madhe shprese, ashtu siç iu bë mbrëmë Chris, i cili, duket se e fitoi “ndeshjen” e tij më të vështirë.

Kujtojmë që Eriksen ka qetësuar shokët e tij zikaltër, duke shkruar në chatin e brendshëm të klubit se është mirë dhe mezi pret të rikthehet sërish në fushat e blerta. Madje edhe mjeku i klubit të Interit, Volpi, ka thënë se Eriksen nuk kishte shfaqur shqetësimin më të vogël në lidhje me problemet kardiake, duke shtuar se futbollisti në ditët në vijim do i nënshtrohet testimeve më të thelluara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb