Qyteti i Kukësit në shtator do të ketë gati stadiumin e ri. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet në stadiumin e verilindorëve teksa thotë se puna po ecën me ritme të shpejta.
Ai siguron se në shtator impianti i ri futbollistik do të jetë gati për ekipin e qytetit.
Nga shtatori pritet që KF Kukësit, një nga skuadrat më të rëndësishme të vendit në vitet e fundit të luajë ndeshjet në shtëpinë e saj dhe jo më në Tiranë, Elbasan, Durrës apo Shkodër.
STATUSI NGA EDI RAMA
MIRËMËNGJES ?
dhe me punën që po ecën me ritme të shpejta për stadiumin e ri të Kukësit, që në shtator të jetë gati me kushte dinjitoze për ekipin e qytetit, ju uroj një ditë të mbarë?
(Balkaneb)