Tre ndeshje me tre trajnerë të ndryshëm, zero fitore dhe zero gola. Kriza e Chelsea-t mund të shpjegohet mirë me shifra. Nga rikthimi pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve, është shfaqur fuqishëm problemi më i madh që klubi londinez ka pasur gjatë gjithë sezonit. Mungesa e një finalizuesi të vërtetë duket qartë dhe për këtë nuk duhet të jesh dhe aq shumë i zgjuar për ta kuptuar.

Pas 30 ndeshjesh në Premier League, skuadra që i është besuar tani Frank Lampard shënoi vetëm 29 gola, një më pak se golashënuesi më i mirë i kampionatit anglez, Erling Haaland, i cili realizoi 30 të tillë në 27 ndeshje.

Vetëm gjashtë skuadra në ligën angleze kanë “tundur rrjetën” më pak gola se Blutë. Golashënuesi më i mirë është Kai Havertz me 9 gola, i ndjekur nga Raheem Sterling me 7. A mund t’ia dalë Chelsea ndaj Real Madrid në Champions? Mbase…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: