Dinamo është mes kundërshtarëve “preferuar” të Orges Shehit, në karrierën e tij si trajner. Nuk ngurruam t’i hedhim një sy historikut të përballjeve të durrsakut me “nëndetësen” dhe bilanci është mjaft i pëlqyeshëm.

“Më mirë s’bëhet”, thotë populli. Në shtatë përballje gjithsej si trajner ndaj bluve, ish-portieri ka arritur të fitojë 5 herë dhe është mposhtur në dy raste. Një humbje e ka në Kupë, ku ka arritur të përmbysë në betejën e kthimit. Disfata tjetër është në kampionat.

Fakt është se Shehi me Dinamon është përballur vetëm në rolin e trajnerit të Tiranës, pasi në aventurat me Skënderbeun dhe Kukësin, blutë kanë qenë në të Parën. Një tjetër statistikë në favor të Partizanit është fakti se humbja e fundit ndaj bluve daton më 4 prill 2009, kur mbyllej 1-2.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: