Prej afro katër muajsh Thomas Strakosha ka humbur postin e titullarit tek Lazio, tashmë pronë e Renia, por gardiani kuqezi kërkon të rifitojë atë vend, kjo për disa arsye. Në radhë të parë për të vërtetuar se mbetet një portier me shumë cilësi, në të njëjtën kohë si do të jetë e ardhmja e tij, si Lazios ashtu edhe Strakoshës i intereson të rikthehet sa më shpejt në fushë. Igli Tare dhe drejtuesit e tjerë të Lazios, përfshi këtu edhe trajnerin Inzaghi do ti japin një tjetër shans Strakoshës i cili sipas mediave italiane në fund të sezonit do të largohet nga kryeqyteti italian.

Lazio Strakosha
Lazio Strakosha

Sipas “Il Messaggero”, Strakosha dhe Lazio po shkojnë drejtë një divorci të sigurt në fund të sezonit. Portieri kuqezi ka një kontratë të vlefshme deri në qershor 2022, për këtë arsye, kjo është vera e duhur për të larguar. Tare shpreson që me Strakoshën të sigurojë një shumë të majme që i duhet shumë për të respektuar rregullat e “fair play financiarë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: