Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz i është kundërpërgjigjur kryetares së Komisionit Europian, Ursula Von der Layen, pas deklaratave të saj për strategjinë e vaksinimit në BE. Sipas Ursula Von der Layen, strategjia evropiane e vaksinimit ishte e saktë, ndonëse ka pasur kritika nga shumë shtete.
“The Guardian” raporton se partnerët e koalicionit të qendrës së majtë të Angela Merkel kërkojnë të shfrytëzojnë zemërimin mbi këtë çështje përpara zgjedhjeve federale.

Ministri gjerman kundërshtoi ashpër emërimin e Von der Leyen, një ish-ministre e Mbrojtjes dhe aleate e vjetër e Merkel, si shefe e Komisionit Europian në 2019, duke e përshkruar atë si një “kandidate joadekuate dhe të papërshtatshme”. Me zgjedhjet federale që pritet të mbahen në shtator, Merkel dhe ministri i saj i shëndetësisë i CDU, Jens Spahn, po vihen nën presion gjithnjë e më të rëndë për ritmin e vendosjes së vaksinave në Gjermani, ku vetëm 3.2% e popullsisë deri më tani ka marrë të paktën një dozë.

Ndërsa, Mbretëria e Bashkuar ka administruar të paktën një dozë në 15.5% të banorëve të saj, ndërsa disa anëtarë të BE-së përfshirë Danimarkën (5%), Irlandën (4%), Spanjën (3.8%) dhe Italinë (3.7%) janë gjithashtu më të mirë se Gjermania . Mesatarja e BE-së është 3.16%. Kujtojmë se këtë javë Merkel mbrojti procesin e BE, duke pranuar se të tjerët vaksinonin më shpejt. “Një virus që na prek të gjithëve nuk mund të mposhtet vetëm nga një vend,”, -pohoi Merkel.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb