Marrëdhënia e Stresit dhe Keisit ka qenë kryefjala e mediave rozë. Çifti është ndarë dhe bashkuar shumë shpesh. Vetëm pak kohë më parë Keisi bëri me dije se nuk kishte arsye përse të kthehej në Shqipëri, çfarë nënkuptonte se i kishte dhënë fund marrëdhënies së trazuar me Stresin.

  • foto galeri
  • foto galeri

Por ku dolën fotot e reperit, teksa puthej dhe përqafohej me miss-in, Atalanta Kërçyku, ata menjëherë treguan se janë së bashku. Madje për ta përforcuar edhe me shumë këtë fakt, Stresi postoi një foto me vjehrrën. “Me vjehrrën më të mirë”, shkruan artisti përkrah fotos me mamanë e Keisit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb