TIRANË-Me një makinë plot para, dhe me një qeshje karizmatike, reperi i shumëpërfolur Stresi i shpallur në kërkim nga policia deklaron se do të rikthehet shumë shpejt në Tiranë.
Ai ka lajmëruar me anë të një video në Instagram se do sjellë dy hitet e tij të fundit pas historisë së tij të arratisjes nga rajoni i policisë në Tiranë ku u ndalua për ngarje të makinës pa patentë.
“Djali i keq së shpejti vjen në Tiranë, paqe!”, shprehet Stresi.
Dyshohet se Stresi këtë deklaratën për rikthim mund ta ketë për dy hitet që së shpejti do t’i publikojë. Megjithëse ku i dihet. Djali që deri tani i ka bërë karshillëk policisë, dhe mund të vetëdorëzohet.
Deri atëherë po qëndrojmë te premtimi i Stresit, ‘shumë shpejt’. Të shohim cdo të ndodhë sepse sipas Prokurorisë ai rrezikon deri në 5 vjet burg.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: