TIRANË- Pasi ka hyrë e dalë nga qelitë për arsye të ndryshme, që nga drejtimi i mjetit pa patentë, armëmbajtja pa leje e deri tek kundërshtimi i punonjësve të policisë Arkimed Lushaj, i njohur për publikun me emrin Stresi ka përfunduar sërish në qeli.

Burime nga Policia thanë për gazetaren Dorjana Bezat se këngëtari është shoqëruar për 30 minuta, pastaj është lënë i lirë. Ai i kap nga patrulla e shqiponjave, se rezultonte te ishte në kërkim por pas shoqërimit dhe verifikimeve rezultoi që nuk ishte në kërkim.

QEdhe vetë këngëtari e ka quajtur të padrejtë ndalimin. Nga ambientet e qelisë së paraburgimit Stresi ka bërë edhe një video, ku shpreh indinjatën e tij dhe thotë se policët s’mund ta arrestojnë sa herë e shohin, ndërsa kërkon zbardhjen e së vërtetës.

E vertetaaaaa

A video posted by Arkimed Lushaj (Stresinjo) (@stresi) on

“Jam në ambientet e policisë nr. 4 bashkë me një shokun tim, është hera e dytë që ndalohem për këtë rast. Nuk është normale që të ndalohem sa herë që më shikon polica. Më thonë që jam në kërkim për çështje të mëparshme. Është hera e tretë që më kanë arrestuar padrejtësisht. Prokuroria ka vendosur para 16 muajsh shërbim prove, dhe unë akoma dal në kërkim. Iu bëj thirrje të gjithëve që këtu nuk është ambient i duhur, ju bëj thirrje të verifikoni emrin tim”.

Kujtojmë që pak ditë më parë reperi ka publikuar edhe një video duke qëlluar me armë në rrugë, ndërkohë që nuk dihet nëse është kjo arsyeja e arrestimit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb