Nga Mariglen Mërtiri

Të kërkosh ndaj vetes më të mirë për të ardhmen do të thotë të zgjedhësh të studiosh në universitetin e duhur. ‘Kolegji Universitar Luarasi’ vijon të mirëpresë studentët me rezultate të mira për t’i çuar arritjet e tyre edhe më lart në nivelin akademik. Disa prej tyre vendosën të ndajnë eksperiencat pozitive se përse zgjedhja e tyre ishte “Luarasi”.

Ëndrra për një shkollim dinjitoz për të ruajtur rezultatet e larta të gjimnazit e ka shtyrë Enxhin nga Durrësi të zgjedh më të mirin ndër universitet private, “Kolegjin Universitar Luarasi”. Si financiere e ardhshme ka shqyrtuar me kujdes ofertat dhe zgjedhja e parë e saj është ky universitet për shkak të stafit akademik, infrastrukturës dhe punësimit që e pret në të ardhmen e afërt.

“U regjistrova në degën Financë Banke. ‘Luarasi’ është një ndër universitet më të mira në vend, ndër universitete private, ka pedagogët më të mirë, kushtet cilësore dhe mësimdhënien shumë të mirë. Kam një mesatare të lartë 8.5 dhe kam gjetur një asistencë dhe degët që dëshiroj në këtë universitet. Ka një facilitet shumë të madh edhe në punësim pas përfundimit të studimeve. Dëshiroj të punësohem në një nga bizneset ku mund të ushtroj profesionin tim. Jam informuar edhe në universitet edhe në faqen e internetit dhe duke pyetur miqtë e mi dhe besoj se do të jetë një ndër universitet më të mira. Jam e vendosur për zgjedhjen që kam bërë dhe shumë e lumtur”, tregon studentja Enxhi Koka.

Amiri, një tjetër student i ri me rezultate të larta ka një tjetër preferencë, por pa hequr dorë nga ky universitet, pasi jurisprudenca e studiuar në Luarasi do të thotë shumë për të.

“Kam zgjedhur drejtësi sepse kisha mesatare të lartë. Zgjodha këtë universitet privat për shërbimet që ofron, për ambientet e mira, për stafin pedagogjik. Ka premisa shumë për të ardhmen për një student që vazhdon për drejtësi ose çdo lloj dege të këtij universiteti. U informova vetë por kam edhe shokë të tjerë që më thonë se është universitet shumë i mirë, i jashtëzakonshëm. Mesatarja imë është 8.45, një diplomë nga ‘Luarasi’ do të thotë një mundësi për hapjen e dyerve, më shumë mundësi punësimi.”- u shpreh Amir Sejfullai, student i juridikut.

Artea e sheh veten juriste të suksesshme pas përfundimit të studimeve tek “Luarasi” duke përvetësuar dijet maksimalisht për të pasur sa më shumë dyert të hapura pas 3 viteve në tregun e punës.

“Kam dëgjuar fjalë të mira për këtë universitet, për pedagogët, dhe isha shumë e interesuar që të vazhdoja këtu. Besoj se ‘Luarasi’ mund të më japë sukses në jetë dhe për të gjetur një punë dhe të ardhme më të mirë. Drejtësia është dega ime, vendimin e mora sepse më thanë të tjerët për këtë universitet dhe miq që janë këtu dhe i njoh, që është shumë i mirë dhe mendova që ja vlen që të vij këtu. Me kanë thënë edhe që të siguron një punë në të ardhmen ndaj zgjedhja ime ishte ky universitet”, theksoi Artea Goxhaj studentet e juridikut

Regjistrimet në këtë universitet vijojnë dhe këta student të suksesshëm presin të ndajnë auditorin me të tjerë të rinj që kanë pretendime maksimale ndaj vetes dhe objektiva të qarta për atë çfarë duhet të arrijnë në një universitet elitar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb