Paralelisht me ata të Tiranës, studentët nga rrethet nuk i janë ndarë protestave në ditën e 9-të, ndërsa kauzës së tyre i janë bashkuar edhe gjimnazistët.

Berat


Në Berat, nis protesta e gjimnazisteve, në përkrahje të studenteve. Nxenësit e gjimnazit Kristaq Capo nuk u futen fare në mesim dhe dolën në sheshin qendror të qytetit për të protestuar. Lëvizja e gjimnazistëve ka nisur të ndihet dhe në qytetin e Beratit,ku një grup nxënësish u mblodhën në qendren e qytetit duke dalë në mbrojtje të studenteve në Tiranë dhe gjithë vendin. Ata janë shprehur se do të ishin me të shumtë në numer nese do te lejoheshin te gjithe nxenesit te dilnin nga shkolla,ne mbeshtetje te tyre kane dale dhe qytetare beratas.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

  Shkodër

Nga qyteti i Shkodrës, gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se studentët janë mbledhur sërish te sheshi “2 prilli”, ndërsa me parulla me duar përforcojnë kauzat e tyre.

“Udhëheqësat ton shohin vet pare, për ne studentat nuk i plas fare”, shkruhet në një parullë.

Korçë

Nga qyteti i Korçës, gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se marshimi i studenteve nisi pak më parë,  ku iu bashkuan gjimnazistët e shkollave të mesme. Kodra shton se studentët janë shumë në numër dhe priten të shtohen akoma.

 Sarandë

‘BalkanWeb” raporton se nga qyteti i Sarandës është bojkotuar prapë mësimi, por studentët nuk kanë dale në protestë për shkak të kohes së ftohtë.

Elbasan

Gazetari Fatmir Popja raporton se studentët e Elbasanit ashtu si dje kanë vijuar me protestat.

Studentët pas 10-15 min kanë mberritur në bulevardin kryesor të qytetit pasi po ecin në këmbë nga Universiteti. Pasi u nisen nga hyrja kryesore shkuan te Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike dhe Fakultetet e tjera për t’u bërë thirrje kolegëve për solidaritet me protestën, por auditoret kanë qenë bosh.

Të paktën 100 studentë nga Fakultete të ndryshme të Universitetit Aleksandër Xhuvani ishin mbledhur që në orën 08.00 të mëngjesit të sotëm duke kërkuar që atyre t’u bashkohen të gjithë studentët pasi është interesi i tyre i përbashkët.

Mos e bojkotoni protestën dhe mësimin për të shkuar në kafe, por bashkohuni me kolegēt të marshojmë drejt Tiranës dhe të luftojmë me dinjitet për të fituar të drejtat e mohuara kanë qenë thirrjet e studentëve protestues në Elbasan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb