TIRANË

Studentët nuk heqin dorë nga Lëvizja e tyre. Megjithëse ultimatumi i vënë ndaj qeverisë nuk funksionoi dhe nga ana e ministrisë nuk ka përgjigje pozitive për 8 kërkesat e tyre, studentët janë ngritur sërish sot në protesta. Ata janë mbledhur nga të gjitha fakultetet përpara Kryeministrisë dhe para Ministrisë së Arsimit, një objektiv i qëllimtë i tyre duke kërkuar plotësimin e 8 kërkesave.

Në fakt tanimë 9 kërkesa. Kjo pasi studentët shtojnë një pikë tjetër në kërkesat e tyre. Nisur nga procedimi penal i ndërmarrë nga policia për protestën e djeshme ndaj 25 personave, studentët kërkojnë heqjen e procedimeve penale. “Hiqni procedimet penale për studentët”, kanë bërë thirrje ata.

Protestës së studentëve para kryeministrisë i janë bashkuar edhe një grup studentësh të ardhur nga Shkodra.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ne nuk duam dialog, prandaj të lutem si studentë, si fëmijë me shpirtin e pastër që mendoji dhe njëherë kërkesat tona. Kam ardhur me një frymë nga puna, e lodhur, pa gjumë, pa bukë s’mund të them sepse prindërit na kanë sjellë bukë e ushqime. Prandaj mendoji sepse unë dua të mësoj, dua të mbaroj fakultetin e shkencave sociale dhe të bëhem deputete”, tha një studente.

Ndërkohë studentët kanë pasur mendime të ndryshme për të vijuar nesër protestën para kryeministrisë apo edhe para parlamentit. Kishte nga ata që thoshin që nesër të mblidheshin tek Kuvendi, siç kishte dhe nga ata që kërkonin të mos lëshohej sheshi para Kryeministrisë.

“Ditën e nesërme do të protestojmë para parlamentit. Nuk do lejojmë që kazani të diskutojë llogje pa vlerë në atë parlament. Ne jemi përfaqësuesit më të mirë. Nesër vatra e protestës do jetë vetëm një. Do mblidhemi në një vend. Kemi një kauzë me 8 kërkesa.
Nesër do jemi shumë më shumë sepse do bashkohen studentët nga rrethet, do bashkohen maturantët, do bashkohen qytetarët, ata që e duan Shqipërinë si e gjithë Europa”, tha një student.

“Jam dakord që nesër t’i drejtohemi Kuvendit, po ne nuk do të shkëputemi nga këtu. kjo është vatra, kjo është zgjidhja. Nesër do të jemi në shumë pika strategjike, duke parashtruar të njëjtën kërkesë.
Kërkesat janë nëntë në fakt. Hiqni procedimet penale. Ky është turp që ju po përpiqeni të na intimidoni. Ne jemi këtu”, deklaroi një student tjetër.

“Këta e kanë bërë shtetin si firmë private. Këta i japin një personi që punon recepsionist 40 milionë euro dhe nuk kanë 20 milionë për arsimin. Nëse nuk ke arsimin e duhur nuk mund të kesh në dorë tepsinë që ka kryeministrit. Ne nuk kërkojmë lëmosha, por drejtësi dhe barazi.

Ne kemi kauzën tonë dhe ajo përfshin të gjithë shqiptarët. Nëse zgjidh problemin e arsimit ke zgjidhur problemet e shoqërisë. Pankarta më e bukur që kam parë ka qenë ‘Unë dola nga shpella e Platonit,’ prandaj dilni edhe ju nga shpella e Platonit.
Ne jemi këtu. Nuk jemi të përçarë!”, tha një student pas kërkesës së një qytetari që protesta të jetë dhe për shqetësimet e tjera të tyre.

Deklaratës së kryeministrit për dialog, studentët i janë përgjigjur se nuk do të ketë asnjë bisedim por veç plotësim të kërkesave të tyre. “Politika ka 28 vjet që na ka sjellë në këtë derexhe. Kur padrejtësitë bëhen ligj, rezistenca bëhet detyrë.

Nuk ka konsensus, plotësoni kërkesat tona. S’ka dialog, s’ka negociata. Është vetëm një firmë. Mjafton të plotësohen 8 kërkesat, është shumë e thjeshtë”, tha një prej studentëve.

Një tjetër studente para kryeministrisë deklaroi se ata nuk duan dorëheqjen e ministres së Arsimit por të plotësohen kushtet. “Nuk duam dorëheqjen e ministres. Kushdo që të vijë do bëjë të njëjtën gjë. Ne duam të plotësohen kërkesat tona”- tha ajo.

Ndërkohë ndryshe nga ditët e tjera, sot studentët nuk kanë pasur pankarta por fletë të bardha formati në duar. Nuk ka as fjalime me megafon, as folës.

Studentët kanë bërë thirrje të mos ushtrohet dhunë. Ata kanë theksuar se nuk do të bllokojnë rrugët sepse protesta e tyre është qytetare. Një mesazh i tretë ka qenë thirrja ndaj prindërve të tyre, t’i bashkohen protestës por edhe ndaj qytetarëve të tjerë.

STUDENTËT PARA KRYEMINISTRISË

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në Tiranë, një grup studentët janë mbledhur tek Korpusi universitar, ndërkohë që disa studentë kanë qëndruar gjatë gjithë natës para Kryeministrisë. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se studentët e mjekësisë dhe shkencave kanë shkuar drejt Kryeministrisë, ndërsa Gjeologjiku, Filologjiku dhe Artet tek Ministria e Arsimit.

Tek fakulteti i Mjekësisë gjithashtu janë mbledhur studentë. Nga gjimnazi “Harry Fults” nxënësit, kryesisht maturantët kanë braktisur mësimin për t’iu bashkuar studentëve. Ata kanë shkuar para kryeministrisë ashtu si edhe studentët e Bujqësorit dhe një pjesë e Inxhinierisë.

STUDENTËT E MJEKËSISË

Nuk mungon as mobilizimi në rrethe. Në Shkodër, gazetari Senad Nikshiqi raportoi se studentët janë mbledhur dhe disa prej tyre janë nisur drejt kryeqytetit.

Në Korçë studentët kanë nisur marshimin me pankarta në duar. Protesta dhe bojkotim të mësimit ka dhe në Gjirokastër. Gjithashtu dhe studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan janë ngritur në protesta.

STUDENTËT NË KORÇË

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Edhe studentët e Sarandës kanë bojkotuar sot mësimin dhe kanë dalë në protestë për plotësimin e kërkesave të tyre. Studentëve iu janë bashkuar edhe nxënësit e shkollës së mesme ekonomike dhe portat e shkollës janë mbyllur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

KËRKESAT E STUDENTËVE:
1- Përgjysmim i tarifës së studimi
2- Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.
3- Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
4- Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.
5- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
6- Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
7- Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
8- Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.
9- Heqja e procedimit penal për studentët që protestojnë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: