Studenti shqiptar në Mynih të Gjermanisë, Rigels Lenja në një lidhje me Skype me emisionin “Vila 24” në News 24 tregoi arsyet pse Gjermania ka një numër të vogël viktimash në krahasim me vendet e tjera apo numrin total të të infektuarve atje.

Sipas mediave atje, shkak për numrin e ulët është bërë fakti që të moshuarit, pra mosha e tretë janë vetëkarantinuar më shumë se 10 ditë para se sa autoritetet të vendosnin rregullat, pra nuk ka shumë të prekur mes tyre.

Të infektuarit, po ashtu janë në një masë të madhe të rinj, që kanë më shumë shanse ta mposhtin virusin.

“Raporti këtu është 1 viktimë me 180 të infektuar”,- tha ai.

Nga ana tjetër tha Lenja, autoritetet kanë vënë gjoba të majme, nga 25 mijë euro deri në 25 mijë euro në zonat ku ka më shumë të infektuar, për këdo që shkel rregullat.

Deri më tani numri i viktimave në Gjermani ka arritur në 243.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb